Loading…

Gjenden eshtra në Polac të Skënderajt

  • 11/04/2017 | 14:49

Gjenden eshtra në Polac të Skënderajt

Në Polac të Skenderajt është gjetur një person i cila dyshohet të ketë qenë varrosur që nga koha e luftës.


Prek Gjetaj nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit ka konfirmuar për Insajderin se në Polac është gjetur mbetje mortore ndërsa personi i gjetur dyshohet të jetë i nacionalitetit shqiptar.

“Sot është gërmuar në Polac dhe është gjetur  mbetje mortore trupi dyshohet se është një trup i personit të zhdukur mbetjet mortore janë marrë janë dërguar në mjekësi ligjore”, ka thënë Gjetaj.

Sipas Gjetajt, ka qenë viktimë e luftës njerëzit nuk e kanë njohur dhe e kanë varrosë në atë vend, ndërkaq sipas informacione personi që është gjetur ka qenë nga Komuna Skenderajt.

“Me siguri është shqiptarë identiteti ka qenë i panjohur si duket ka qenë i Komunës së Skenderajt por e vërteta do të tregohet pas analizave mjeko ligjore”, ka thënë Gjetaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë