Në fundin e një liqeni në Lituani janë gjetur eshtrat e një ushtari, që besohet se i takojnë shekullit 16, shkruan Gazeta Metro.
Mbetjet u gjetën gjatë inspektimeve në liqenin Asevja në thellësinë 9 metër. Pavarësisht se ai ishte i mbuluar nga rëra, nuk ishte çështje varrimi, shprehet arkeologia Elena Pancknaite.
Sipas ekspertizës, u përcaktua se ky person ishte i seksit mashkull dhe kishte vdekur rreth shekullit 16, por ende nuk dihen shkaqet.
“Për momentin mund vetëm të presupozojmë se këto mbetje njerëzore mund të kenë lidhje me një urë që të çon në kështjellën e Dubingiai. Shpresojmë që vitin tjetër të tregojmë historinë e këtij ushtari”, shprehet arkeologia.
Ushtari kishte rrip lëkure, shpatë dhe dy thika me dorezë të drunjtë. Gjetja e këtij skeleti, ishte sa surprizuese, aq edhe mahnitëse./gazetametro.net