Loading…

Gjenden gjurmë të forcës së pestë të natyrës

  • 02/12/2019 | 23:05

Gjenden gjurmë të forcës së pestë të natyrës

Në natyrë mund të ekzistojë një forcë e pestë, deri më sot e panjohur. Kjo është hipoteza e fizikantëve të Institutit për Kërkimet në Hungari që kanë gjetur gjurmë që lidhen me ekzistencën e një pjesëze të re. Sot numërohen dy forcat nukleare, ndërveprimi mes të fortës dhe të dobës që mbajnë bashkë atomin, ajo gravitacionale dhe forca elektromagnetike, transmeton Gazeta Metro.


Fizikantët e kanë quajtur forcën e re X17, që e kanë gjetur në disa sjellje të bërthamës së atomit dhe të heliumit. Por sipas komunitetit shkencor, dy gjurmë nuk përbëjnë ende një provë, por janë dyshime që ngrihen, ato që mjaftojnë për vijimin e kërkimeve.

Sipas shkencëtarëve hungarezë, kjo pjesëz e re është rreth 10 mijë herë më e lehtë se pjesëza e Higgs dhe ndodhet mes dy botëve të ndara, si një portë mes tyre, pra mes botës sonë dhe asaj të masës së errët. Kjo e fundit formon ¼ e kozmosit dhe natyra e saj është ende sot mister për njeriun. Autorët e studimit e kanë quajtur edhe foton i errët ose i rëndë, pasi ka një masë të vogël ndryshe nga fotoni normal dhe kjo anomali mund të jetë pikërisht çelësi i ekzistencës.

Nëse kjo hipotezë do të vërtetohej, atëherë do të gjendeshim përballë një zbulimi revolucionar mbi atë pjesë të botës fizike që ende nuk njohim./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë