Loading…

Gjenden mbetje mortore brenda bazës së KFOR’it në Dragodan

  • 29/10/2021 | 19:05

Gjenden mbetje mortore brenda bazës së KFOR’it në Dragodan

Në bazën e KFOR-it në lagjen Dragodan të Prishtinës janë gjetur disa mbetje mortore, derisa eskavatorët po punonin në ndërtimin e një godine të re.


Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i KFOR-it, Antonio Minutella.

Sipas përgjigjes së tyre, nuk dihet se cilës kohë i takojnë mbetjet mortore e as se të sa personave mund të jenë ato.

Gjatë punimeve të gërmimit për ndërtimin e një godine të re, me sa duket u gjetën mbetje njerëzore. Për momentin nuk dihen detaje të tjera”, thuhet në përgjigjen e KFOR për Reporteri.net.

Hetimet, sipas KFOR-it, janë duke vazhduar dhe janë duke u zhvilluar nga Policia Ushtarake e KFOR-it dhe Policia e Kosovës.

“Të gjitha provat i janë dorëzuar Policisë së Kosovës, e cila është duke e zhvilluar hetimin e rastit”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë