Loading…
Gjendet bombë në hyrje të Prishtinës, Policia bllokon rrugën
  • 13/12/2018 | 17:55

Gjendet bombë në hyrje të Prishtinës, Policia bllokon rrugën

Një mjet i dyshimtë është gjetur në hyrje të kryeqytetit të Kosovës nga Mitrovicë, saktësisht në fshatin Mazgit.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, duke theksuar që rruga Mitrovicë-Prishtinë është bllokuar, shkruan gazetametro.net.

“Rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë, përkatësisht në afërsi të fshatit Mazgit. Aktualisht Policia ka bllokuar segmentin rrugor në fjalë përderisa të kryhen veprimet e nevojshme policore”, kanë thënë Policia për Metron.

Metro ka siguruar pamje nga magjistralja Prishtinë-Mitrovicë ku shihen forca të shtuara të Policisë.

Ndërkohë, Flora Ahmeti ka sqaruar për Metron se Policia akoma po qëndrojnë në vendin e ngjarjes dhe po kujdesen për sigurinë.

Ndryshe, situata në Kosovës është tensionuar një ditë para se Kuvendi i Kosovës të votojë për të krijuar ushtrinë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë