Automjeti që dyshohet se është përdorur nga autorët e sulmit me armë në Top Channel është gjetur i djegur.
Makina tip Range Rover ëshët gjetur plotësisht e djegur në Golem ndërsa brenda saj janë gjetur 2 armë zjarri.
Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesnatës së të dielës ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të televizionit. për pasojë ka humbur jetën roja i objektit, shtetasi Pal Kola, 60 vjeç.