(I plotësuar) – Familjarët kanë arritur që ta gjejnë personin e moshuar që u zhduk disa orë më herët. Për gazetametro.net, këtë e konfirmoi vetë vajza e tij e cila lajmëroi se babai i saj është gjetur.
__________________________________________
Zhduket një person në Prishtinë, lajmëroni Policinë (Foto)
Ka më shumë se tre orë që një person i moshës 76 vjeçare nga Prishtina nuk po gjendet. Kjo është bëre e ditur nga familja e 76 vjeçarit të cilët po kërkojnë ndihmë nga të gjithë qytetarët që të lajmërojnë Policinë kushdo që e sheh.
Familjarët kanë bërë me dije që personi në fjalë vuan nga sëmundja e harresës, dhe kjo mund të ketë sjellë edhe tek zhdukja e tij.
Ata, kanë lënë dhe një numër telefoni: +37744248848./gazetametro.net