Loading…

Gjendet i pajetë një 13-vjeçar, dyshohet se është vetëvrarë

  • 10/09/2018 | 18:30

Gjendet i pajetë një 13-vjeçar, dyshohet se është vetëvrarë

Një 13-vjeçar është gjetur i pajetë në fshatin Fitore të Vlorës.

Nga të dhënat e para mësohet se 13-vjeçari është gjetur i pajetë në shtëpi nga babai i tij.

Dyshohet se i mituri, me gjeneralitetet M.A., 13 vjeç, është vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave që shkaktuan humbjen e jetës së fëmijës.

Mësohet se në momentin e ngjarjes, fëmija ka qenë vetëm duke luajtur në një godinë ngjitur me banesën, ky dyshohet se është vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri tip Pistoletë TT./TCH

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë