Është gjetur një viktimë poshtë urës së Lanës në Tiranë, që sipas grupit hetimor ka ndërruar jetë nga plaga e marrë në fyt.
Viktima është parë nga kalimtarët e rastit të cilët kanë njoftuar me urgjencë policinë.
Policia e Tiranës ka thënë se grupi hetimor nga pamja e parë që i është bërë, viktima ka rezultuar me fytin e prerë, dhe se në dorën e vikitimës ëshë gjetur edhe një thikë.
Policia ka njoftuar se vitkitma është mashkull H.Z 71 vjeç, shkruan gazeta Panorama.al, ndërsa nga veprimet e para policia thotë se ngjarja rezulton të jetë vetëvrasje.