Loading…

Gjendet i varur një person në burgun e Dubravës

  • 07/08/2020 | 10:15

Gjendet i varur një person në burgun e Dubravës

I burgosuri me inicialet E.SH., është vetëvarur në Burgun e Dubravës duke i dhënë fund jetës së tij, shkruan Gazeta Metro.

Lajmin e ka konfirmuar Shërbimi Korrektues i Kosovës, ku ka thënë se viktima është gjetur i varur në krevatin e tij në lartësi 1.5 metër.

Sipas SHKK’së, kjo mënyrë e aktit të vetëvarjes është mënyrë e paparë deri më tani nga ata, pasi në raste tjera kanë ndodhur këso raste në lartësi më të madhe.

Rasti po hetohet nga organet tjera relevante tani.

Njoftimi i plotë nga SHKK pa ndërhyrje:

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 07:30 në Qendrën Korrektuese Dubravë, i burgosuri me inicialet E.SH, është gjetur i vetvarur në krevatin e tij në lartësi 1.5 metër.

I njëjti në dhomë ishte i vetëm dhe për të kryer vetvarjen ka përdorur shtratin e tij të dhomës.

Kjo mënyrë e aktit të vetvarjes është mënyrë e paparë deri më tani për organet e SHKK-së , pasi që ato në rastet tjera kanë ndodhur kur akti i vetverjes është kryer në lartësi më të madhe , por kjo nga krevati me një lartësi me pak se 1.5 metër është shumë habitshme.

SHKK do të punoj shumë ngushtë me organet tjera relevante që të zbuloj të gjitha arsyet e kësaj ngjarje.

Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë dhe si pasojë ai ka ndërruar jetë.

Personi në fjalë ishte i dënuar për veprën penale: Vjedhje e rend.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjithashtu është themeluar Komisioni Hetimor Administrativ nga SHKK, i cili do të dal me Raport Administrativ Përfundimtar.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë