Loading…

Gjendet i vdekur një 19-vjeçar në Kaçanik

  • 03/10/2026 | 22:52

Gjendet i vdekur një 19-vjeçar në Kaçanik

Një 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e së shtunës në fshatin Nikaj të Kaçanikut. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 13:30, pasi familjarët e kanë gjetur të riun pa shenja jete.


Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të Kaçanikut, hetuesit rajonalë, ekipet e forenzikës dhe ekipi mjekësor i QKMF-së në Kaçanik, të cilët kanë konstatuar vdekjen.

Sipas policisë, pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe trupit, nuk janë evidentuar elemente që ngrenë dyshime për përfshirjen e personave të tjerë.

“Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se i riu ka kryer vetëvrasje. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar hetuesit rajonalë që të vazhdojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit” ka thënë Veseli për Klankosova.tv

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë