Loading…

Gjendet i vdekur një 25-vjeçar në lagjen Emshir, ekipi i Emergjencës konfirmon vdekjen

  • 24/05/2022 | 23:39

Gjendet i vdekur një 25-vjeçar në lagjen Emshir, ekipi i Emergjencës konfirmon vdekjen

Një person rreth moshës 25-vjeçare është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme në lagjen Kalabria (ish-Emshir) në Prishtinë.


Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se Emergjenca kishte marrë informatën se në një banesë te ‘Kullat e arabëve’ ndodhet një person i cili ishte pa ndjenja.

Me të dalë në vendin e ngjarjes, ekipi i Emergjencës ka konfirmuar vdekjen e të riut, me ç’rast është ftuar edhe Policia e Kosovës.

Sinjali mëson se patrulla e Policisë është nisur për në vendin e ngjarjes, ku pritet të merren veprimet hetimore që çojnë në zbardhjen e rastit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë