Loading…

Gjendet i vdekur një person i moshës 49 vjeçare në Istog

  • 04/07/2019 | 17:34

Gjendet i vdekur një person i moshës 49 vjeçare në Istog

Një person në Gurakoc të Istogut është gjetur pa shenja jete në mëngjesin e sotëm, shkruan Gazeta Metro.


Policia e Kosovës ka deklaruar se viktima është gjetur pa shenja jete rreth orës 9:00, ekipi mjekësor ka dalur në vendin e ngjarjes dhe e ka konstatuar vdekjen.

Personi i gjetur pa shenja jete është i moshës 49 vjeçare dhe ende nuk dihen se cilat janë rrethanat që e kanë shtyrë në vdekjen e tij.

Rastin për Gazeta Metro e ka konfirmuar Driton Rugova, Zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës.

“Sot rreth orës 9:00. Policia është lajmëruar për një rast në Gurrakoc. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, ndërkaq trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, ka thënë Rugova./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë