Loading…

Gjendet i vdekur një person në Podujevë: Policia tregon detajet

  • 16/11/2019 | 21:36

Gjendet i vdekur një person në Podujevë: Policia tregon detajet

Një burrë i moshës 46 vjeçare është gjetur sot i vdekur në shtëpinë e tij në Podujevë, shkruan Gazeta Metro.


Rastin për Gazetën Metro e ka konfirmuar Zëdhënsi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 17:30.

“Sot, më 16.11.2019, rreth orës 17:30, policia është njoftuar se një person është pa ndjenja në shtëpinë e tij, në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë. Bëhet fjalë për një mashkull 46 vjeçar. Sipas mjekut ai është pa shenja jete. Në trup nuk ka shenja dhune”, ka thënë Krasniqi

Me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në IML për obduksion.

Metro do t’iu mbajë të informuar me zhvillimet rreth rastit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë