Një person është gjetur i vdekur dje në Zubin Potok, por që dyshohet të jetë vetërvrarë, shkruan Gazeta Metro.
Policia e Kosovës ka thënë se rasti është raportuar në polici nga djali i viktimës.
Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktima si dhe është gjetur një pushkë M-48 që dyshohet të jetë përdorur në rast.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore. /gazetametro.net