Loading…

Gjendet i vrarë në veturë një 30 vjeçar

  • 20/11/2016 | 14:39

Gjendet i vrarë në veturë një 30 vjeçar

Një 30-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda në makinën e tij në qytetin e Fierit ditën e sotme. Shkak për ngjarjen dyshohet të ketë qenë një konflikt mes viktimës dhe autorit. Mbi trupin e 30-vjeçarit janë derdhur disa plumba kallashnikovi, ndërsa mësohet se nga 30 të shtënat në drejtim të mjetit të viktimës ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër. Ky i fundit është dërguar në spitalin e Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.

Personi i identifikuar, si Gert Papa, 30 vjeç, nga Tepelena, është vrarë me armë brenda në makinën e tij tip “Volksweagen” me targë AA166IY.

Dyshohet se një konflikt i çastit ka qenë shkak i kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa do të jenë hetimet ato që do të hedhin dritë mbi ngjarjen.

Policia e mbërritur në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sakaq, bëhet me dije se në fshatin Zhupan të Fierit është gjendur një makine e djegur, tip Benz me portobagazh, që dyshohet se është e autorit ose autorëve të vrasjes. /BW

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë