Familjarët e Idriz Kariqit nga Kavaja kanë njoftuar të shqetësuar policinë e këtij qyteti kur pjesëtari i familjes së tyre nuk u kthye në banesë si çdo mbrëmje, ndërsa sot policia njofton se e ka gjetur të vdekur taksistin brenda mjetit të tij 65-vjeçarin.
Mësohet se taksisti është gjetur i vrarë në Fshatin Greth të Kavajës, ndërsa nga të dhënat e para të policisë, ai kishte marrë një klient në makinë dhe më pas nuk ishte kthyer në banesë.
Policia e Kavajës thotë se ka shoqëruar një të dyshuar për vrasjen, 24-vjeçarin Musa Saraçi por nuk dihet nëse ai është klienti i fundit që mori në makinë taksisti.