Ambasada e Kosovës në Tiranë përmes një letre dërguar titullarëve të MPJ -së ka njoftuar se dje, më 4 janar 2017 rreth orës 13.30 në servisin Briliant, në Tiranë është vjedhur makina e ambasadës (së Kosovës) tip BMW me targa CD 55001, e cila ndodhej aty për riparim, që para largimit të zotit Lladrovci.
Në orën e lartpërmendur një person është futur në servis dhe ka vjedhur makinën, duke u larguar me shpejtësi.Menjëherë, punonjësi i servisit ka njoftuar policinë dhe makina është lokalizuar dhe ndalur në zonën e Laprakës, Tiranë, brenda një intervali kohe prej 25 minutash nga koha e vjedhjes.
Policia e shtetit, përkatësisht komisariati, nr. 1 në Tiranë ka kontaktuar me shoferin e ambasadës Feriz Selimi, i cili më ka vënë menjëherë në dijeni për ngjarjen. Pas marrjes së njoftimit jam angazhuar me verifikimin e të dhënave dhe kryerjen e të gjitha procedurave të nevojshme.Aktualisht, makina është rikthyer në servis dhe çdo gjë është nën kontroll.
Sqarojmë se servisi në fjalë eshtë i autorizuari i kompanisë së sigurimit kasko INTERSIG sha.Kopjen origjinale të kësaj shkrese do ta nisim më vonë, pasi që prej ditës së djeshme në ambasadë nuk ka energji elektrike, thotë zyrtari i Ambasadës.