Breshka e gjetur në parkun shtetëror të South Carolina në SHBA besohet të jetë anomali e shkaktuar nga mutacioni gjenetik, transmeton Gazeta Metro.
Fotografitë e zbulimit të çuditshëm u publikuan në llogarinë e parkut në rrjetin social. Një bebe breshkë me dy koka.
Sipas tyre anomalia është me gjasë rezultat i mutacionit gjenetik.
Breshka e rrallë u gjet në Parkun Shtetëror Edisto Beach nga një prej patrullave të breshkave, sipas postimit të tyre në Facebook.
Megjithëse kjo nuk është breshka e parë me dy koka e zbuluar në shtetin e South Carolina, ishte para për këtë skuadër hulumtuesish./gazetametro.net