Loading…

Gjendet një person i vdekur në Komunën e Prishtinës: Flasin nga policia

  • 29/09/2020 | 10:34

Gjendet një person i vdekur në Komunën e Prishtinës: Flasin nga policia

Një person ka vdekur sot në objektin e Komunës së Prishtinës, më saktësisht në rrugën “UÇK” në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.


Lajmi është konfirmuar për Gazetën Metro nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 08:30.

“Sot rreth 08:30, kemi pranar informatën për një person të alivanosur rrugën UÇK në Prishtinë, saktësisht në ndërtesën e Komunës. Me të arritë në vend ngjarje është konstatuar se personi është pa shenja jete. Viktimë në këtë rast është një person (mashkull), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.”, ka thënë Ahmeti.

Tutje, ajo ka bërë të ditur se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë