Loading…

Gjendet pa shenja jete një 12-vjeçar në Vushtrri, dyshohet se kreu vetëvrasje

  • 21/05/2022 | 19:05

Gjendet pa shenja jete një 12-vjeçar në Vushtrri, dyshohet se kreu vetëvrasje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Bequk të komunës së Vushtrrisë, ku një 12-vjeçar është gjetur pa shenja jete.


Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur sot, ku rreth orës 14:00, vëllai i të ndjerit e ka gjetur 12-vjeçarin në një dhomë të shtëpisë, teksa dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë gjuetie.

Sipas burimeve, ende nuk dihet nëse vetëvrasja është kryer me dashje apo gjithçka ka ndodhur aksidentalisht.

Rasti është denoncuar në Polici, të cilët kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rastit, teksa vdekjen e të miturit e ka konfirmuar mjeku kujdestar.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë