Një person është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 10:00 të paradites, afër stacionit të autobusëve në Prizren, shkruan Gazeta Metro.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Metro, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili rastin e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë.
Madje ndër detajet që ka dhënë ai, është theksuar se tashmë dihet identiteti i personit të vdekur, ku dyshimet e para janë se viktima ka qenë i sëmurë mental dhe vendin ku është gjetur i vdekur, e ka shfrytëzuar si strehim.
“Sot me date 31 mars 2020 rreth ores 10:01 minuta, policia ka pranuar nje informacion per gjetjen e nje trupi te pajete ne rrugen ” Zanat” ne Prizren. Tashme dihet identiteti i personit të vdekur. Dyshimet e para jane se viktima ka qene i semure mental dhe vendi ku është gjetur e ka shfrytezuar si strehim”, ka thënë Osmanollaj për Metron.
Ai tutje ka theksuar se policia së bashku me prokurorinë janë duke i hetuar shkaqet e kësaj vdekje.  /gazetametro.net