Loading…

Gjendet skeleti i piratit legjendar: Arkeologët bëjnë zbulimin e rrallë

  • 13/02/2021 | 23:18

Gjendet skeleti i piratit legjendar: Arkeologët bëjnë zbulimin e rrallë

Për piratët e shekullit të 18-të, thesari nënkuptonte floririn. Por për ekspertët e muzeut të piratëve Whydah në Massachusetts, thesar janë 6 skeletët e gjetur në një anije të mbytur në vitin 1717.


Ato po ekzaminohen nga eksploratori nënujor Barry Clifford dhe një ekip arkeologësh, sipas CNN. Ishte Cliford që e zbuloi anijen në 1984-tën. Kjo përbën praktikisht herën e parë në botë që gjendej një anije pirate dhe certifikohej si e tillë. Ekipi shpreson se analizimi i 6 skeleteve do të çojë drejt identifikimit të piratëve, e mbase do të ndihmojë gjurmimin e pasaardhësve të tyre sot.

Shpresat sakaq janë që njëri prej tyre të jetë ai i Sam Bellamy, kapiteni legjendar i Whydah, i njohur  dhe si pirate famëkeq “Xheku i Zi”. Thuhet se Bellamy ishte duke lundruar drejt vendit ku ndodhej e dashura e tij e zemrës, kur anija u fundos në mesin e një stuhie te dhunshme, dhe çifti i dashuruar nuk u bashkua më kurrë.

Vetëm dy persona shpëtuan asokohë nga mbytja e saj. në 2018-ten, ekipi i hetuesve të muzeut  Whydah siguroi ADN-në e Bellamy përmes një pasaardhësi të tij, dhe tani eshtrat e gjetura po testohen mbi bazën e këtij kampioni për të parë nëse ndonjëri prej skeleteve i përket vërtet piratit të famshëm.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë