Loading…
Gjendet vepra e Picaso’s e vjedhur para 20 vjetëve
  • 26/03/2019 | 17:38

Gjendet vepra e Picaso’s e vjedhur para 20 vjetëve

Pikturën e Pablo Picassos, të vjedhur nga një jaht saudit para 20 vjetëve e ka gjetur detektivi holandez për vepra artistike Arthur Brand. 


Detektivi holandez për vepra artistike Arthur Brand ka thënë se e ka gjetur pikturën e Pablo Picassos, e cila ishte vjedhur nga një jaht saudit në Francë, transmeton Anadolia.

Brand ka deklaruar të martën se para dy javëve e ka marrë pronësinë e pikturës “Portreti i Dora Maar” apo “Busti i Gruas” nga viti 1938 pasi me vite i ka përcjellë gjurmët e saj në Amsterdam.

Brand, një detektiv i njohur, ka theksuar se e ka dorëzuar pikturën në shtëpi të sigurimit.

Vlera e “Portretit të Dora Maar” është vlerësuar në 25 milionë euro. Brand ka pretenduar se e ka ditur se bëhet fjalë për veprën origjinale të Picassos menjëherë pasi e ka marrë portretin në duar.

“E dini se është Picasso sepse ekziston një magji që del nga ajo”, ka thënë Brand.

Në mes të zbulimeve të mëparshëm të Brandit është edhe qifti i kuajve të bronztë të krijuar për enkas Adolf Hitlerin./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë