Loading…

Gjendet vetura e vjedhur e djalit të kryetarit të Fushë-Kosovës, një person dërgohet në mbajtje

  • 10/11/2021 | 10:52

Gjendet vetura e vjedhur e djalit të kryetarit të Fushë-Kosovës, një person dërgohet në mbajtje

Të dielen i është vjedhur vetura djalit të kryetarit të Fushë-Kosovës, Burim Berisha, Guri Berisha. Rasti është raportuar në polici, ndërsa pas dy ditësh vetura e vjedhur është gjetur dhe e njëjta i është kthyer pronarit.


Gjetja e veturës se djalit të Berishës është konfirmuar edhe në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“VETURË E VJEDHUR E GJETUR /Fsh. Sllatine e Madhe, Fushë Kosovë, 07.11.2021 – 19:10. Në lidhje me rastin, është raportuar se është identifikuar vendndodhja e veturës e cila ishte lajmëruar e vjedhur dhe me vendim të prokurorit automjeti është sekuestruar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa vetura i është kthyer pronarit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për vjedhjen e veturës ka folur për Express Guri Berisha, i cili tha se vetura i është vjedhur para derës së shtëpisë në fshatin Sllatinë e Madhe të Fushë-Kosovës. Por më pas është gjetur në Mitrovicë.

“Më është vjedhur vetura para derës së shtëpisë, menjëherë e kam njoftu dhe paraqit rastin, as 48 orë hetuesia dhe instucionet përkatëse më kanë njoftu që kerri është lokalizu në Mitrovicë dhe për këtë jam shumë falënderus ndaj istitucioneve tona, përkatsisht njësitit të Autokrimeve të Prishtinës në bashkëpunim me atë të Mitrovices për një punë shumë profesinale dhe të shkëlqyer që kanë bërë në rastin tim”, u shpreh ai për Express.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë