Loading…

Gjendja e biznesit në Tremujorin e katërt të vitit të kaluar e pakënaqshme

  • 19/04/2021 | 10:35

Gjendja e biznesit në Tremujorin e katërt të vitit të kaluar e pakënaqshme

Gjendja e biznesit në Tremujorin e katërt 2020 është e pakënaqshme, përkatësisht rreth 45 përqind e bizneseve kanë vlerësuar së kanë një gjendje jo të kënaqshme biznesore.


Megjithatë, në krahasim me tremujorin e paraprak gjendja e biznesit ka shënuar një përmirësim të lehtë, pasi që përqindja e bizneseve që vlerësojnë situatën e aktuale si të pakënaqshme është më e vogël për pritje pozitive.

Përderisa në TM4 të vitit 2019, 23 përqind e kompanive respodente prisnin rritje të numrit punëtorëve, në TM4 të vitit 2020, janë vetëm rreth 12 përqind e kompanive që kanë pritje pozitive, pra ka një rënie të pritahmërive prej 11 pritje pozitive.

Kështu theksoi kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi në konferencën për media ku prezantoi të gjeturat kryesore nga anketimi i bizneseve, për tremujorin e katërt të vitit 2020.

Rukiqi theksoi se në krahasim me tremujorin paraprak pritshmëritë janë rritur për 6 pritjet pozitive. Megjithatë, rreth 1/4 e kompanive të intervistuara presin që ta mbajnë numrin e njëjtë të punëtorëve në tre mujat e ardhshëm.

“Pritjet për gjashtëmujorin e ardhshëm janë pothuajse të ngjashme me TM4, rreth 41 përqind e kompanive respodente ka ë vlerësuar se situata e tyre biznesore në 6 muajt e ardhshëm do të përmirësohet”, tha ai.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë