Loading…

Gjendja e shqiptarëve në Maqedoni po përkeqësohet

  • 03/04/2017 | 18:30

Gjendja e shqiptarëve në Maqedoni po përkeqësohet

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi sot në selinë e partisë në Tetovë mbajti një takim me ambasadoren e Gjermanisë në vend, Kristine Althauser.


Në takim, siç citohet në njoftim, u bisedua për situatën aktuale, marrëdhëniet ndëretnike, si dhe pikëpamjet e PDSH-së për daljen nga kriza politike dhe përshpejtimin e procesit të integrimit euro-atlantik.

“Thaçi shprehu shqetësim për marrëdhëniet e brishta ndëretnike, situatën ekonomike si dhe për ngecjen e proceseve integruese, duke vlerësuar se përfitimet e partive nga politika ditore kanë devijuar tërësisht rrugën e integrimeve euro-atlantike të vendit, si dhe kanë acaruar marrëdhëniet ndëretnike, shkruan Albeu.

Ai gjithashtu konstatoi se në Maqedoni vazhdon avazi i vjetër i cenimi të të drejtave kolektive të shqiptarëve që në masë të madhe rëndon akoma më shumë situatën veç më të përkeqësuar politike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë