Loading…

‘Gjendja ime po përkeqësohej brenda ditës’: 26 vjeçarja tregon përvojën e saj pasi rezultoi pozitive për koronavirus

  • 25/03/2020 | 13:03

‘Gjendja ime po përkeqësohej brenda ditës’: 26 vjeçarja tregon përvojën e saj pasi rezultoi pozitive për koronavirus

Një 26 vjeçare nga Amerika, ka ndarë përvojën e saj të frikshme pasi rezultoi pozitiv për koronavirus, kur simptomat e saj përshkallëzuan dramatikisht duke e lënë atë të shtruar në spital, transmeton Gazeta Metro.


Fiona Lowenstein, nga Neë York tha se nuk kishte simptoma themelore që e bënin atë më të prekshme ndaj COVID-19.

Ajo filloi të kishte ethe, dhe vendosi të karantinohej në shtëpi për të qenë më e sigurt, dhe të shpëtojë nga ky virus.

‘’Ethet filluan e më pas kisha kollë. Fillova të planifikoja të bëja dush, dhe të kthehesha në detyrat e mia shtëpiake.’’

Por gjendja e saj befas u bë më e rëndë. Ajo filloi të vuajë nga dridhjet, të vjellat dhe kishtë vështirëse në frymëmarrje.

‘’Gjendja ime u përkeqësua gjatë gjithë ditës, nuk mundja as të flisja, as të ecja e të haja. Të merrja frymë ishte shumë e vështirë.’’

Lowenstein kaloi dy netë në spital duke u trajtuar, dhe mori oksigjen për ta ndihmuar atë. Ajo pranoi se kurrë nuk besonte se kjo do ndikonte në këtë mënyrë, dhe deshi që kjo të shërbejë si një paralajmërim për të rinjtë e tjerë rreth asaj se sa shpejt mund të përshkallëzohen simptomat e koronavirusit.

“Ndihem më mirë çdo ditë, por ka disa simptoma të vazhdueshme dhe ka të ngjarë të kalojë një kohë para se të kthehem në normalitet’’, tha ajo, pasi ishte dërguar në shtëpi.

“Më thanë kur më pranuan që ishte një 30-vjeçar në dhomën tjetër dhe se ata gjithnjë e më shumë kishin parë pacientë të rinj.

Lowenstein i  është thënë që të mbetet e izoluar derisa ajo të testojë negative./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë