Protesta e të shtunës ka eskaluar përsëri dhe protestuesit anarkistë në Tiranë kanë shtuar agresivitetin e tyre duke shënjestruar gjatë ditës biznese private të cilat i kanë plaçkitur dhe vandalizuar. Pasdite dhe në mbrëmje u shënjestruan objekti i Gjykatës së Lartë dhe Bankës së Shqipërisë gjithashtu.
Mediat shqiptare se i është vënë flaka një pjese të godinës së Gjykatës së Lartë. Mësohet gjithashtu se një automjet i parkuar pranë ka marrë flakë, bashkë koshat e mbeturinave.
Everything is spiraling out of control in #Albania. A business located in the Supreme Court building has been set on fire by protesters in Tirana. https://t.co/8xjIr9RBUX
— Isa Myzyraj (@IsamyzyrajAlb) October 17, 2026
Pas disa minutash, në vendngjarje mbërriti zjarrfikësja për të evituar djegien e gjithë godinës.
Ky incident vjen pas flakëve te ish-hotel Dajti, që tashmë shërben si filial i Bankës së Shqipërisë.
Policia e Shtetit tashmë është rreshtuar para godinës së Kryeministrisë ku kishte po ashtu dhunë dhe hedhje të mjeteve të forta dhe piroteknike drejt tyre. Ka raporte për të plagosur në mesin e protestuesve.