Loading…

Gjendje e tmerrshme në Indi: Shënohet numër rekord i viktimave

  • 05/05/2021 | 08:17

Gjendje e tmerrshme në Indi: Shënohet numër rekord i viktimave

India shënoi shifër rekorde të vdekjeve nga sëmundja Covid-19 me 3.780 viktima gjatë 24 orëve të fundit. Numri alarmant erdhi vetëm një ditë pasi ky shtet u bë vetëm i dyti në botë që e kaloi shifrën e 20 milionë të infektuarve, pas Shteteve të Bashkuara.


Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u shënua edhe shifra shqetësuese prej 382.315 rasteve të reja të infeksioneve. Sipas parashikimit të qeverisë, virusi e ka arritur kulmin të mërkurën, disa ditë më herët sesa mendohej për parë, për shkak se është përhapur më shpejt seç pritej.

Shtimi i madh i rasteve me variantin shumë ngjitës indian të virusit ka bërë që spitalet të mbesin pa shtretër të lirë dhe oksigjen mjekësor, ndërsa morgjet dhe krematoriumet gjithashtu janë stërmbushur. Shumë njerëz kanë vdekur në autoambulanca dhe parkingje veturash duke pritur për një shtrat në spital apo oksigjen, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Dy trena të mbushur me rezerva të oksigjenit mjekësor arritën në kryeqytetin indian të mërkurën, bëri të ditur ministri i Hekurudhave. Mbi 25 trena me rezerva oksigjeni janë dërguar deri më tani në pjesë të ndryshme të vendit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë