Loading…

Gjeneralët kundërshtojnë Biden: E paralajmëruam presidentin se Afganistani do të bie nëse tërhiqemi

  • 28/09/2021 | 21:41

Gjeneralët kundërshtojnë Biden: E paralajmëruam presidentin se Afganistani do të bie nëse tërhiqemi

Gjeneralët Milley dhe McKenzie sot në seancës dëgjimore të Senatin Amerikan për Afganistanin kanë dëshmuar se i kanë rekomanduar që 2500 trupa të mbesin në Afganistan pasi Presidenti Amerikan Joe Biden kishte pretenduar se kjo nuk i ishte rekomanduar, transmeton Gazeta Metro.


Gjenerali Mark Milley, shefi shtabit të Forcave të Armatosura të SHBA’së, Gjenerali Keneth McKenzie, Komandant në Komandën Qendrore janë paraqitur para Komitetit të Forcave të Armatosura të Senatit Amerikan të martën në një seancë dëgjimore publike rreth tërheqjes kaotike të administratës Biden nga Afganistani.

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA’së, Lloyd Austin, ka deklaruar se rekomandimet e të dy gjeneralëve të lartë i janë transmetuar të dy rekomandimet dhe presidenti i “ka pranuar”.

Të dy komandantët e lartë të ushtrisë të martën para senatorëve amerikanë se kanë vlerësuar se SHBA do të duhej të ketë një prezencë prej 2500 trupash në Afganistan, ku Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin ka pranuar se rekomandimi i tyre ishte “pranuar” nga Presidenti Biden, përkundër se ai ka pretenduar të kundërtën.

McKenzie nën betim ka thënë se “ nuk mund të ndaj me ju rekomandimin tim personal për presidentit, por do të ju jap mendimin tim të sinqertë nga i cili kam ndërtuar rekomandimin tij. Unë kam rekomanduar që ne të mbajmë 2500 trupa në Afganistan”.

Rekomandim për mbajtje të një kontingjenti të trupave amerikane po ashtu në vjeshtë të 2020’s gjatë administratës Trump, ku kishte rekomanduar qëndrimin e 4 mijë trupave.

Gjenerali McKenzie shtoi se “ unë po ashtu mendoj se tërheqja e atyre forcave do të qonte pashmangshëm kolapsin e forcave ushtarake afgane dhe eventualisht qeverisë afgane” dëshmoi McKenzie.

Edhe ndaj gjeneralit Milley u ushtrua trysni nga senatorët për këtë çështje, por ngjashëm ai tha se nuk do të ndaj rekomandimin e tij “personal” që i ka dhënë presidentit, derisa vlerësimi i tij tha “se në vjeshtë të 2020’s, dhe i kemi qëndruar konsistent, se ne duhet të mbajmë në gatishmëri 2500 që mund të shtoheshin në 3500 trupa ndoshta, diçka e tillë, për t’u siguruar se do të arrihet një zgjidhje e negociuar”.

Presidenti i SHBA’së, Joe Biden, ka mohuar muajin e kaluar se këshilltarët e tij kryesor ushtarak rekomandonin që trupa amerikane duhet të mbesin në Afganistan, në një intervistë me George Staphanopoulus të televizionit amerikan ABC: “Askush nuk më ka thënë këtë me aq sa më kujtohet”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë