Loading…

Gjenerali amerikan paralajmëron Kinën

  • 04/11/2021 | 13:58

Gjenerali amerikan paralajmëron Kinën

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së SHBA-ve, Mark Milley deklaroi se ata e kanë gati planin nëse Kina do të guxonte që të tentonte pushtimin e Tajvanit gjatë javëve, muajve apo viteve në vijim.


Duke folur për mediat pas kërcënimeve të vazhdueshme të Kinës ndaj Tajvanit, ai konfirmoi qëndrimin e Presidentit Biden se do ta mbrojnë ishullin nga çdo lloj sulmi që mund të vijë prej Kinës.

SHBA ka një marrëdhënie të ngushtë me Tajvanin që prej krijimit të shtetit nga nacionalistët kinezë, të cilët u largua nga shteti amë pasi pushtetin aty e morën komunistët me në krye Mao-n.

Ndërkohë, Kina nuk e ka njohur asnjëherë Tajvanin si shtet të pavarur duke kërkuar vazhdimisht ribashkimin.

Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë se nisur nga forcat në rajon, Kinës i kanë mbetur vetëm pak vite për të mundësuar një pushtim ushtarak të Tajvanit, pasi në rast të kundërt kjo do të bëhet e pamundur me shtimin e prezencës amerikane si edhe forcimit të shteteve të tjera si Japonia, Australia apo India që njihen si kundërshtare të gjigantit aziatik.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë