Loading…

Gjenerali amerikan thotë se do të anulohet edhe përkrahja ushtarake ndaj Kosovës |DOKUMENT

  • 11/02/2019 | 14:22

Gjenerali amerikan thotë se do të anulohet edhe përkrahja ushtarake ndaj Kosovës |DOKUMENT

Se Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka nisur sanksionet ndaj Kosovës për shkak të mos respektimit të kërkesave nga ana e Kryeministrit Ramush Haradinaj, tani më është më se e qartë, pasi i pari i Qeverisë po refuzon ta pezullojë taksën 100%, transmeton Gazeta Metro.


Raportimet e Metros dje gjatë ditës se gjenerali amerikan i Gardës Nacionale të Iowas, Timothy Orr ka anuluar vizitën në Kosovë për nderë të pavarësisë, tani më është vërtetuar edhe me anë të një dokumenti.

Dokument ky që nga Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, ju është dërguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se Qeveria amerikane ka marrë vendim që të anulojë vizitën e gjeneralit amerikan të Gardës Nacionale të Iowas, Timothy Orr, transmeton Gazeta Metro.

Në letrën e komandantit Rama, thuhet se zyrtarë amerikanë nga Washingtoni janë duke shqyrtuar edhe masa të tjera, përfshirë këtu pezullimin e programeve trajnuese dhe edukative, vizitat ushtarake në Kosovë.

Lajmin për anulimin e vizitës së gjeneralit për shkak të taksës sot e ka konfirmuar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, transmeton Gazeta Metro.

Vizita e gjeneralit amerikan ishte paraparë të realizohet nga data 16 deri më 18 shkurt, për të shënuar 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka thënë javë më parë përmes një deklarate se veprimet që minojnë dialogun, përbëjnë qëndrim kundër interesave të SHBA-së./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë