Loading…

Gjenerali i ushtrisë serbe s’përjashton reagimin nëse ushtria e Kosovës shkon në veri

  • 20/01/2022 | 10:41

Gjenerali i ushtrisë serbe s’përjashton reagimin nëse ushtria e Kosovës shkon në veri

Gjenerali i ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq, ka thënë se ushtria që drejton nuk përjashton mundësinë e ndërhyrjes brenda territorit të Republikës së Kosovës nëse do të ketë veprime të Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës.


“Nuk e përjashtoj mundësinë që forcat e sigurisë që ekzistojnë në Kosovë të bëjnë veprime të një anshme dhe në mënyrë disproporcionale për të arritur disa pika në terren”, ka thënë Mojsiloviq, shkruan rtv.rs, transmeton Express.

Ai tutje ka thënë se bazuar në rezolutën 1244 dhe Marrëveshjen e Kumanovës “forcat e KFOR-it janë të vetmet forca ligjore në Kosovë”.

Gjenerali serb thotë se në rast që ushtria e Kosovës me apo pa pëlqimin e KFOR-it lëvizin në veri të Republikës së Kosovës, atëherë “detyrat do të ndërmerren në përputhje me rrethanat”.

Mojsiloviq ka folur edhe për rritjen e prezencës së ushtrisë serbe në afërsi të vijave kufitare me Republikën e Kosovës.

“Ju e keni parë vendosjen e forcave për reagim të shpejtë të Forcave të Armatosura”, ka thënë tutje ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë