Loading…

Gjenerali që akuzohet për krime lufte në Kosovë zgjedhet nënkryetar i Kuvendit të Serbisë

  • 03/08/2022 | 14:59

Gjenerali që akuzohet për krime lufte në Kosovë zgjedhet nënkryetar i Kuvendit të Serbisë

Ish-komandanti I Brigadës së 549 të Ushtrisë së Jugosllavisë që akuzohen për krime luftë në Kosovë, Bozhidar Deliq ka marrë besimin e 197 deputetëve serbë për ta marrë pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë.


Deliq ishte paraqitur dëshmitarë i mbrojtjes në seancat në Tribunalin në Hagë në rastin e Sllobodan Millozheviqit si  dhe në rastin e Vladimir Lazareviqit – të shpallur fajtorë për krime lufte në Kosovë.

Në brigadën që e ka udhëhequr Deliq është raportuar se ka pasur edhe mercenarë rusë që kanë luftuar kundër shqiptarëve në Kosovë që e kërkonin lirinë prej okupuesit serb.

Deliq në zgjedhjet e fundit në Serbi ishte bartës i listës “NADA”.

Koalicioni NADA në Serbi ka qëndrime të djathta ekstreme serbe, po ashtu kanë në program rikthimin e monarkisë serbe.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë