Loading…

Gjeografi i famshëm pas Demarkacionit ia huq edhe me policinë e Serbisë

  • 09/04/2018 | 15:30

Gjeografi i famshëm pas Demarkacionit ia huq edhe me policinë e Serbisë

Florim Isufi, gjeograf dhe anëtar i Komisionit Shtetëror për shënimin e vijës kufitare Kosovë- Mali i Zot, sot në profilin vet në Facebook ka publikuar një shkrim në të cilin thotë së në rrugën Prishtinë – Prapashticë policë të uniformuar dhe të armatosur.


Por shqetësimin e tij shpejt e heq Policia e Kosovës, e cila tregon që në këtë rrugë po xhirohej një film, e ‘policët serbë’ janë aktorë.

Sipas Isufit, afër forcave policore serbe kanë qenë edhe forcat e policisë së Kosovës.

Në shkrimin e vet gjeografi Isufi ka publikuar edhe një ilustrim përmes të cilit ai ka treguar e vendin se ku kanë qenë këta policë.

Ky është postimi i plotë i Isufit:

Të nderuar miq

Po sa kalova në rrugën nga fshati Prapashticë për në Prishtinë. Në udhëkryqin e rrugës Prishtinë-Prapashticë dhe Prishtinë Mramur në fshatin Makoc hasa në një autobusë të parkuar jashtë rrugës.

Në një kioskë pran rrugës ishte i vendosur flamuri i shtetit të Serbisë, ndërsa ajo çka ishte shqetësuese dhe tepër e pa shpjegueshme ishte prezenca e policisë së shtetit të Serbisë me uniforma dhe me pushkë automatike në duar. Në dy anët e rrugës në një distance prej disa dhjetëra metrave ishte edhe policia e Kosovës.

Shtrohet pyetja çka kërkonin policia e Serbisë e uniformuar me flamur dhe kallashnikov në fshatin Makoc. Kjo është pyetja e vetme pas luftës së vitit 1999 që unë nuk munda ti jep përgjigje. Tepër shqetësuese.

Koha.net ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Daut Hoxhën, për ta pyetur lidhur me këtë që ka shkruar Isufi. Përgjigja ka qenë se atje po xhirohet një film i Kosovës dhe se “policët serbë” janë aktorët që marrin pjesë në xhirim dhe se për këtë kanë marrë leje përkatëse nga autoritetet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë