Nganjëherë kur jemi vetë bëjmë gjëra të ndryshme, të cilat në ambiente publike nuk do t’i bënim kurrë, për shkak se do të dilnim shumë qesharak, ose edhe mund të nxisnim të tjerët të bëjnë me gisht nga ne, duke na etiketuar pa problem të çmendur, pa edukatë etj.
Flasim me veten
Të të dëgjoj dikush duke folur përderisa askush nuk është rreth teje, sigurisht që do të mendojë se nuk je mirë, diçka nuk shkon me ty. Poa a është kjo një sjellje jonormale?
Sipas psikologëve kjo gjendje nuk parasheh ndonjë rrezik të psiqikës sonë. Të konsultohesh me veten apo të mendosh me zë, shumëherë është etiketuar si veçori e njerëzve intelegjent. Sigurisht që edhe kjo ka kufijt e vetë, sepse nëse kalohet në ekstremitet (“ëndërrimi me sy qelë”, që ua merrë pjesën më të madhe të ditës atëherë kjo paraqet rrezik për depresion e sëmundje tjera psqike).
Mendojmë rreth vdekjes
Për vdekjen nuk dëshiron të flas askush, mënyrat sesi njerëzit vdesin apo edhe detaje tjera rreth saj shumë njerëz hezitojnë të shprehën në publik. Edhe pse nuk është e dëshiruar të gjithë e mendojmë fundin tonë. Zakonisht kur mendojmë rreth vdekjes parapëlqejmë të jemi vetëm. Sipas shkencëtarëve të gjithë e bëjmë këtë madje edhe ata më “optimistë”, por sipas tyre kjo gjë na vije ndërmend më shumë kur jemi keq emocionalisht, ndonjë moment i padëshiruar.
Gënjejmë
Nëse nuk e keni gënjyer askënd deri tani, definitivisht ju jeni duke e gënjyer veten. Sigurisht që e vërteta është më e mirë mirëpo janë disa raste kur duhet patjetër të gënjejmë, dhe kështu të bëjmë paqe me të gjithë. Një gënjeshtër e vogël nuk i kushton askujt, përderisa nuk kthehet në vesë.
Nëse tërë kohën jemi të drejtë sipas ekspertëve nuk ka mundësi të kemi miq shumë rreth vetes. Por as të gënjejmë tërë kohë nuk është e drejt, megjithatë gënjeshtra është diçka që gjendet në secilin brenda nesh.
Pozicione të çuditshme kur jemi vetë
Kur jemi në shtëpi ne ulemi, dhe bëjmë gjëra të ndryshme që për dallim kur jemi diku ose me dikë tjetër nuk do t’i praktikonim kurrsesi. Mënyra sesi ulemi në divanët e shtëpive tona dallon shumë nga ajo sesi qëndrojmë nëpër restaurante, kur jemi mysafirë diku, shkolla, e hapësira tjera të mbushura me njerëz. Sigurisht që po të na shihte dikush ulur ashtu do të turpëroheshim , njejtë do të reagonim edhe ne nëse e shohim ne dikë tjetër në këto pozita.
Shpjegimi i ëndrrave
Jo gjithëherë parapëlqejmë t’i sqarojmë ëndrrat. Sigurisht që ndonjë ëndërr të mirë mezi presim t’ia themi dikujt, sidomos kur shohim diçka shumë të mirë, diçka që mbase nuk do të ndodhë asnjëherë por ndjesia kur e thua para dikujt të bënë ta përjetosh si të vërtet. Por jo gjithëherë, sepse disa ëndrra nuk thuhen dot. Ëndrrat që kanë të bëjnë me dikë shumë të dashur rreth teje por që atje shfaqen ndrysh nuk ua thua dot, apo ëndrrat erotike etj.
Shumëherë një ëndërr e mban peng ditën tuaj, qoftë e mirë a po e keqe, ajo ndikon shumë në disponimin tuaj, trasmeton gazetametro.net