Loading…

Gjërat që morën hetuesit e Speciales në zyrat e OVL-UÇK’së

  • 26/09/2020 | 22:50

Gjërat që morën hetuesit e Speciales në zyrat e OVL-UÇK’së

Hetuesit kanë marrë dy shtëpiza, një pajisje për kamerë e fotokopje nga zyrat e OVL-UÇK.


Një ditë më parë hetuesit e Gjykatës Speciale morën shtëpizën e tij. Atë deri të premten e shfrytëzonte sekretari i OVL-UCK, Faton Klinaku.

Veç saj, këta hetues me vete morën edhe shtëpizën e kompjuterit të nënkryetarit të OVL-UCK, Nasim Haradinajt.

Por Klinaku po thotë që aty mund të gjejnë vetëm diçka argëtuese.

Hetuesit me vete morën edhe një pajisje për kamera e një tjetër për fotokopje.

E Klinaku ka një ide se për çka janë sekuestruar të njëjtat.

Ndonëse sipas Speciales arrestimet ndodhën për shkak se Gucati e Haradinaj kishin penguar drejtësinë, sipas Klinakut veprimet e tyre ishin tërësisht normale.

Këtë të shtune zyrat e OVL-UCK ishin të zbrazëta, por një ditë më parë dhjetëra anëtarë të kësaj organizate u paraqitën për t’i kundërshtuar këto arrestime.

Për orë me radhë qëndruan para organizatës.

E kur Zyra e Prokurorit të Specializuar përfundoi aksionin, qytetarët shprehën pakënaqësitë e tyre ndaj këtyre arrestimeve.

Madje aty pati nevojë edhe për ndërhyrjen e Policisë së Kosovës.

Por kur gjithçka përfundoi, pjesëtarët e OVL-UCK vizituan zyrat ku edhe morën vendimin që deri në kthimin e krerëve të organizatës, detyrën e të parit të saj ta ushtrojë sekretari Faton Klinaku.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë