Loading…

Gjërat që mund t’i presim nga iPhone 8

  • 07/12/2016 | 17:39

Gjërat që mund t’i presim nga iPhone 8

Seritë e reja të iPhone 7s dhe iPhone 8, do të lansohen në përvjetorin e krijimit të këtij telefoni. Këto dy seri të telefonave do të kenë disa ndryshime nga seritë e tjera duke filluar nga lakimi i telefonit e deri tek rezistimi i ujit.

Gjëja që do t’i bëjë më interesant është se mund të mbushen me bateri me anë të rrezeve të diellit. Këto janë disa nga gjërat që ekspertët e telefonave i kanë cilësuar si interesante për publikun dhe që duhet t’i dijnë për iPhonët e rinjë:

1. Xhami i telefonit do të jetë po i njejti me atë të serisë së iPhone 4 dhe 4s. Pra, sipas ekspertit Ming-Chi Kuo i cili është shpallur si më i miri në botë për analizat e telefonëve të Apple, thotë se ky xham do të jetë më i fortë dhe më i qëndrueshëm.
iphoneconceptimage

2. iPhone i ri do të jetë i ndërtuar nga qeramika e quajtur “zirconia”, qeramikë kjo e cila ka forcë të lartë mekanike dhe është rezistente në temperaturë të ulët si dhe në thyerje të telefonit.
iphone-8-features

3. Gjëja më interesante që do të ndodhë në këtë seri të re të iPhonëve është se nuk do të kenë butonin “home”. Ata thjeshtë do të duken si një copëz e xhamit, ku magjia qëndron tek lakimi i tij.
iphone-8

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë