Kancelarja e Gjermanisë, Anglea Merkel, thuhet se iu ka thënë ligjvënësve të partisë së saj se shteti i gjendet në mesin e valës së tretë të pandemisë tani. Këto komente dolën pikërisht kur zëdhënësi i saj kishte dalë me lutje pasi doli që gjermanët po mungonin në takimin e caktuar për vaksinim kur kuptuan s po ju ofrohej vaksina e kompanisë britanike-suedeze AstraZeneca që vet zyrtarët e BE’së dhe Gjermanisë e kishin ‘vlerësuar’ si jo të efektshme në publik për qytetarët e moshuar ‘gabimisht’, transmeton Gazeta Metro.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert në rrjetin social Twitter e ka ngjitur një lutje për bashkatdhetarët e tij ku i siguronte se vaksina e AstraZeneca është e sigurt dhe do të shpëtoj jetë pasi u mësua se gjermanët po i shmangeshin.
Der Impfstoff von #AstraZeneca ist sicher und hochwirksam. Er verhindert viele Infektionen und schützt vor schweren Krankheitsverläufen. Die Impfung kann Leben retten. https://t.co/2VDSfFFxvZ pic.twitter.com/5ky4eXi44a
— Steffen Seibert (@RegSprecher) February 22, 2021
Gjermania dhe BE kishin përfshirë kompaninë në një zënkë me Britaninë rreth vaksinës dhe BREXIT ku kishin zhvlerësuar efektivitetin e saj në një tentim që ishte parë si i turpshëm dhe i dështuar për t’u shfajësuar për mossuksesin e fushatës së vaksinimit. Edhe një ministër gjerman ishte përfshirë në këtë lojë.
Por tani po përballen me një zmbrapsje të turpshme pasi të dhënat po tregojnë se vaksina e AstraZeneca mund të jetë më efektive se ajo e Pfizer/BioNTech e prodhuar në Gjermani.
Të gjeturat do të jenë të turpshme edhe për Presidentin e Francës, Emmanuel Macron që më parë kishte thënë se vaksina e AstraZeneca ishte gati joefektive tek ata mbi 65 vjeç.
Skepticizmi i përhapur ka si pasojë që Franca, Gjermania, Zvicra, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia e rekomandojnë atë vetëm për persona më të rinj – përkundër se BE dhe OBSH kishin njoftuar se ajo ishte e sigurt për të gjithë.
Por tani liderët gjermanë kanë nisur një fushatë të inkurajimit të publikut se kjo vaksinë funskionon.
Gjermania deri tani ka administruar 5 milion doza të vaksinë, apo rreth 6 për çdo të 100 banorë, duke u bazuar kryesisht në vaksinën e Pfizer.
Kjo e lë shumë prapa Mbretërisë së Bashkuar, që mbështetet kryesisht në vaksinën e AstraZenca, dhe që ka vaksinuar më shumë se 26 në çdo 100 banorë.
Tani ka pak gjasa që Gjermania do të arrijë që të vaksinoj tërë popullatën e saj të të rriturve deri në fund të vitit, derisa Mbretëria e Bashkuar parashikon që ta mbaroj këtë me 31 qershor.
Vaksinimi masiv në Britani ka nisur në fillim të këtij viti, por Bashkimit Europian do të arrij që të ketë shifra të tilla të ngjashme të vaksinimit së paku deri në muajin prill./gazetametro.net