Muzetë shqiptare kanë marrë një jehonë të madhe turizmi kohëve të fundit. Ata po përfaqësojnë Shqipërinë në mënyrën më të mirë artistike, duke tërhequr prapa vizitorë të shumtë të huaj.
Muzeu i Korçës është bërë destinacion kulture edhe nga mediat gjermane. Portali “Bau Netz” ka shkruar një artikull për muzeun shqiptar, duke e nisur atë me thënien e famshme të Pashko Vasës “Feja e shqiptarit është shqiptaria”.
Gjithashtu, në artikull përmendet edhe Enver Hoxha si ndaluesi i fesë, mirëpo “Bau Netz” thekson se Korça arriti t’i mbijetojë regjimit të tij, duke ruajtur kështu një koleksion të madh me ikona ortodokse, që sipas tyre mendohet se ky koleksion është më i madhi në Evropë.
Muzeu i Korçës në sytë e gjermanëve shihet si një sfidë e vështirë, por vullneti dhe puna e shqiptarëve në ndërtimin dhe ruajtjen e tij është spektkulare. Ky portal gjerman fut edhe veten në këtë meritë duke thënë se gjermanët u morën me fasadën e godinës. /gazetametro.net