Shumica e qytetarëve gjermanë besojnë se sistemi politik i Bashkimit Europian është thyer pas debaklit me fushatën e vaksinimit kundër koronavirursit sipas një hulumtimi të opinionit publik, transmeton Gazeta Metro.
Sipas raportit të gazetës britanike Daily Mail në hulumtimin e fundit të opinionit publik të kryer nga European Council for Foreign Relations, 49 % e të anketuarve thanë se ata kishin më pak apo shumë më pak besim tek institucionet në Bruksel pikërisht për shkak të rezultatit të politikës së tyre të vaksinimit.
Gjermania që është një shtet i fuqishëm industrial ka arritur të vaksinoj 46 % të popullatës – në krahasim me më shumë se 60 % në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas raportit 55 për qind e gjermanëve konsiderojnë se burokracia e Brukselit ka zhgënjyer, pakënaqësi kjo e shtuar me 11 % që nga anketimi i fundit në nëntorin e vitit të kaluar.
“Reagimi i keq i BE’së në lidhje me furnizimin me vaksina kundër koronavirusit transformon narracionin rreth Brexit si një tregim i euroskepticizmit në atë të çlirimit nga ngathtësia e institucioneve të Brukselit” thuhet në raportimin e këshillit për marrëdhënie me jashtë./gazetametro.net