Loading…

Gjermania akuza Rusisë se kanë urdhëruar vrasjen e disidentit çeçen në Berlin, paralajmërohen pasoja

  • 11/08/2020 | 19:47

Gjermania akuza Rusisë se kanë urdhëruar vrasjen e disidentit çeçen në Berlin, paralajmërohen pasoja

Autoritetet gjermane kanë bërë 17 kërkesa për informacion në Rusi, në lidhje me vrasjen e një qyteti gjeorgjian në një park në Berlin, por nuk kanë marrë përgjigje, ka thënë ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas në Moskë më 11 gusht. Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, në një konferencë për shtyp tha se o të ketë pasoja nëse arrihet përfundimi që vrasja është urdhëruar nga trupat shtetërorë rusë.


Në gusht të vitit të kaluar, Zelimkhan Khangoshvili, ish-luftëtar separatist çeçen, që ka ikur nga Gjeorgjia në Gjermani, është qëlluar për vdekje në Berlin.

Prokurorët gjermanë kanë nisur akuza për vrasje kundër një shtetasi rus, dhe kanë akuzuar qeverinë ruse për dhënie të urdhrit për vrasje.

Maas, duke folur në një konferencë për media pas diskutimeve që ka pasur në Moskë më 11 gusht me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se do të ketë pasoja nëse arrihet përfundimi që vrasja është urdhëruar nga trupat shtetërorë rusë.

“Do të vendosë gjykata se si do të jetë vendimi. Ajo do të jetë baza e reagimit tonë”, ka thënë Maas.

Nëse gjykata vjen tek i njëjti përfundimi, ai ka thënë se “duhet pritur reagime shtesë”.

Lavrov në anën tjetër ka thënë se Moska i ka ofruar Berlinit të gjitha informacionet që ka pasur lidhje me vrasjen.

Ai ka thënë se Berlini duhet të ofrojë të dhëna te Rusia që vërtetojnë pretendimet e prokurorit të përgjithshëm gjerman se zyrtarët shtetërorë rusë kanë dhënë urdhër për vrasje.

“Agjencitë tona relevante kanë dorëzuar gjithë çfarë kanë pasur te homologët gjermanë, si përgjigjje ndaj kërkesave që na janë bërë neve”, ka thënë Lavrov.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë