Gjykata në Koblenz të Gjermanisë ka dënuar ish oficerin e inteligjencës së Sirisë, të regjimit të Bashar al-Assad me katër vite e gjysmë burgim për bashkëpunim në krimet kundër njerëzimit, transmeton Gazeta Metro.
Prokurorët gjermanë kanë argumentuar me sukses se Eyad al-Gharbi, 44 vjeç, ka ndihmuar në arrestimin e protestuesve në vitin 2011 që më vonë ishin torturuar dhe më vonë vrarë në Siri.
Rasti ishte i paprecedent për orët e shumta të provave të dëshmitarëve që përshkruan torturën e përhapur gjerësisht në Siri.
Një tjetër sirian, Anwar Raslan, 58 vjeç mbetet ende në proces gjyqësor.
Të dy ishin arratisur nga lufta civile në Siri dhe ju ishte dhënë azil në Gjermani – por u arrestuan në vitin 2019.
Prokurorët gjermanë u thirrën në juridiksionin universal për krime serioze për të hapur rastin.
Agjencia që të dy akuzuarit luajtën një rol kyç në shtypjen e protestave paqësore pro demokracisë që shpërthyen kundër regjimit të Presidentit Bashar al-Assad në vitin 2011.
Prokurorët argumentuan se të dy të akuzuarit ishin “hallka në makineri” që mundësonte torturën shtetërore për të operuar.
Eyad al-Gharib ishte akuzuar se kishte sjellë së paku 30 të burgosur në burgun famëkeq të Damaskut për t’u torturuar në vitin 2011, derisa po punonte për agjencinë më të fuqishme civile të inteligjencës, Drejtoria e Përgjithshme e Inteligjencës.
Avokatët e tij mbrojtës provuan të argumentojnë se i akuzuari ishte frikësuar të ndëshkohej për mosbindjes nëse nuk do t’i zbatonte urdhrat, dhe kishin theksuar vullnetin e tij për të bashkëpunuar me autoritetet gjermane si dhe asistencën e tij në sigurimin e dëshmive kundër Anwar Raslan.
Al-Gharib ka thënë se ai kishte braktisur regjimin e al-Assad për të ndihmuar opozitën dhe pastaj ishte arratisur nga Siria në vitin 2013, dhe kishte arritur në Gjermani në vitin 2018./gazetametro.net