Loading…

Gjermania do trajtojë pacientët me terapinë që mori Trump për t’u shëruar nga COVID-19

  • 24/01/2021 | 16:48

Gjermania do trajtojë pacientët me terapinë që mori Trump për t’u shëruar nga COVID-19

Gjermania do të bëhet vendi i parë i BE-së që do të përdorë të njëjtin trajtim eksperimental të antitrupave të cilat ndihmuan Donald Trump të shërohet nga Covid-19, ka thënë ministri i shëndetësisë Jens Spahn, raporton AFP.


Qeveria gjermane ka blerë 200,000 doza për 400 milion euro. Koktejet e ashtuquajtura ‘antitrupa monoklonale’ do të vendosen në spitalet universitare në javën e ardhshme,duke e bërë Gjermaninë vendin e parë në BE që do i përdori ato në luftën kundër pandemisë, raporton The Guardian.

Spahn nuk e përmendi emrin e prodhuesit që do të furnizojë ilaçet por konfirmoi se ishte i njëjti ilaç që iu dha presidentit të atëhershëm të SHBA Trump kur ai u sëmur me Covid Tetorin e kaluar.

“Ata punojnë si një vaksinë pasive. Administrimi i këtyre antitrupave në fazat e hershme mund të ndihmojë pacientët me rrezik të lartë të shmangin një progres më serioz të sëmundjes ”– tha Spahn.

Trump, i cili u shtrua për pak kohë në spital me koronavirus, iu dha terapia me antitrupa e zhvilluar nga firma amerikane Regeneron, e njohur si REGN-COV2, edhe para se trajtimi të kishte marrë miratimin e rregullatorit. Ai më vonë tha se ilaçi bëri një punë fantastike. Kompania amerikane Eli Lilly ka zhvilluar një terapi të ngjashme.

Trajtimi i ri është një kombinim ose koktej i dy antitrupave të bërë në laborator, proteina që luftojnë infeksionin që janë zhvilluar për t’u lidhur me pjesën e koronavirusit të ri që ai përdor për të pushtuar qelizat njerëzore. Antitrupat bashkohen me pjesë të ndryshme të proteinës ‘spike’ të virusit, duke shtrembëruar strukturën e tij, e ngjashme me një formë çelësi, kështu që bëjnë bllokimin e tij.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë