Loading…

Gjermania dominuese në pjesën e parë ndaj Japonisë

  • 23/11/2022 | 14:54

Gjermania dominuese në pjesën e parë ndaj Japonisë

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Gjermanisë dhe Japonisë me rezultat 1-0 në kuadër të ndeshjes së parë të grupit E në Kupën e Botës, transmeton Gazeta Metro.


Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick kaloi në avantazh në minutën e 32’të me anë të mesfushorit, Ilkay Gundogan, i cili nga pika e bardhë nuk gaboi.

Gjermanët përgjatë gjithë 45 minutave të para treguan dominim total ndaj Japonisë.

Derisa edhe në minutat e fundit arritën të shënonin me anë të sulmuesit, Kai Havertz, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.

Duhet theksuar se, edhe Japonia gjeti golin në minutën e 8’të me anë të Daizen Maeda, megjithatë edhe goli i tij ishte ‘offside’.

Në këtë grup përveç Gjermanisë dhe Japonisë janë edhe Spanja dhe Kosta Rika, të cilat do të përballen sot në ora 17:00. /gazetametro.net

Zhbllokohet rezultati në ndeshjen mes Gjermanisë dhe Japonisë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë