Loading…

Gjermania drejt mbylljes kombëtare

  • 07/04/2021 | 14:39

Gjermania drejt mbylljes kombëtare

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është e pajtimit që për një përiudhë të shkurtër të shtrëngohen kufizimet kundër përhapjes së koronavirusit të ri, tha zëdhënësja e saj të mërkurën.


Merkel mbështet thirrjet për një “bllokim të shkurtër kombëtar”, tha Ulrike Demmer, duke vënë në dukje se sistemi shëndetësor i vendit ishte nën presion. Ajo tha se ekziston një rritje prej pesë për qind e hospitalizimeve në kujdesin intensiv gjatë 24 orëve të fundit.

Merkel dhe udhëheqësit rajonalë do të takohen të hënën.

Gjermania ka qenë pjesërisht e mbyllur që nga nëntori i vitit 2020. Por, javët e fundit ka shënuar rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus.

Autoritetet kanë thënë se kjo situatë është krijuar nga varianti britanik i virusit.

Të mërkurën Gjermania regjistroi gati 10.000 raste të reja me koronavirus në të gjithë vendin, megjithëse Instituti për Sëmundje Infektive “Robert Koch” paralajmëroi se numri real mund të ishte më i lartë për shkak të një vonese në raportim gjatë festës së Pashkëve.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë