Loading…

Gjermania e prerë: Kufijtë në rajon janë të paprekshëm dhe duhet të mbeten të tillë

  • 07/05/2021 | 09:39

Gjermania e prerë: Kufijtë në rajon janë të paprekshëm dhe duhet të mbeten të tillë

Politikani i partisë Të Gjelbrit, Manuel Sarrazin ka thënë se qëndrimi i shtetit gjerman për sa i përket kufijve është shumë i qartë, dhe i pandryshueshëm, shkruan Gazeta Metro.


Sarrazin tha se kufijtë në rajon janë të paprekshëm dhe duhet të mbeten të tillë, dhe askush nuk duhet të flas për ndryshimin e tyre.

Politikani i partisë Të Gjelbrit, Manuel Sarrazin duke folur për “non-paper” tha se këto teste, siç i quan ai kanë nevojë për refuzim të qartë nga Gjermani dhe BE’ja.

Kam bindjen e thellë se të gjitha këto lojëra mendimesh – për mendimin tim edhe teste – kanë nevojë për një refuzim të qartë nga qeveria gjermane dhe Bashkimi Evropian: Kufijtë në rajon janë të paprekshëm dhe duhet të mbeten të tillë. Dhe unë jam shumë i lumtur, që ministri i Jashtëm Maas e ka formuluar aq bukur gjatë vizitës së tij në Kosovë se ideja e vizatimit të kufijve etnikë e ka vendin në koshin e historisë”, tha Manuel Sarrazin për DW./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë