Loading…

Gjermania ‘halt’ Dodikut: I papërgjegjshëm dhe i papranueshëm

  • 30/11/2021 | 18:12

Gjermania ‘halt’ Dodikut: I papërgjegjshëm dhe i papranueshëm

Ministri gjerman për Evropë, Michael Roth para nisjes së tij për vizitë në Sarajevë dha deklaratë paralajmëruese ndaj shqetësuesve të stabilitetit dhe paqes së Bosnjes dhe Hercegovioinës.


“Situata e tanishme në BeH është frustruese dhe përbën kërcënim për paqen dhe stabilitetin e Evropës”, deklaori Roth.

“Thirrjet për shkëputje nga shteti dhe veprime që dobësojnë atë duke u tërhequr nga institucionet nacionale janë të papërgjegjshme dhe të papranueshme. Janë shpërqendrime nga detyrat e njëmendta që liderët politik duhet të bëjnë”.

Roth bëri thirrje urgjente për “progresin e nevojshëm të kësaj zone”, ku vendosen “interesat e qytetarëve dhe përparimi ekonomik”.

“Gjermani qëndron fuqishëm në anën e tyre që Bosnjën dhe Hercegovinë e duan dhe punojnë për të qenë demokratike”.

“Gjermania qëndron me ata që e duan të ardhmen evropiane të vendit të tyre dhe që pranojnë sundimin e ligjit. Dua t’i inkurajoj të gjithë ata individë që t’i mbajnë përpjekjet për këto”, theksoi Michael Roth, transmeton “Bosnja e Re”.

Sipas një deklarate zyrtare nga ministria gjermane, Roth do të jetë në Sarajevë nga 30 nëntori deri më 2 dhjetor dhe janë planifikuar takime me ministrin e Jashtëm Biser Turkovic, përfaqësues të presidencës tre anëtarëshe të BeH, Përfaqësuesin e Lartë Christian Schmidt dhe shoqërinë civile.

Do të diskutohet për situatën aktuale politike dhe perspektivat e vendit për anëtarësim në BE.

Ministri Roth do të takohet gjithashtu me anëtarët e parlamentit të Bosnjë-Hercegovinës për të diskutuar tema të tilla si reformat e nevojshme për një konvergjencë më të madhe me BE-në dhe pasojat e ngërçit aktual politik.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë