Loading…

Gjermania hap 50 mijë vende pune për emigrantët, ja si duhet të aplikoni

  • 02/03/2017 | 22:04

Gjermania hap 50 mijë vende pune për emigrantët, ja si duhet të aplikoni

Afro 50.000 vende pune ofrojnë kompanitë gjermane, për të cilat mund të aplikojnë qytetarë. Mjekë, infermierë, inxhinierë të të gjitha kategorive, teknikë kompjuterësh, zanatçinj, hidraulikë, elektricistë, muratorë, mekanikë makinash, gomistë janë vetëm disa nga profesionet për të cilat mund të aplikohet nëpërmjet portalit on-line “Make it to Germany”.

Kjo faqe në internet është çelur në bashkëpunim nga ministria e Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë, nga ministria e punës dhe Çështjeve Sociale si dhe nga Agjencia Gjermane e Punësimit. Kjo faqe në internet përditësohet shumë shpesh dhe kompanitë hedhin automatikisht kërkesat e tyre për profesionistë të fushave të ndryshme.

Portali Agjencia Gjermane e Punësimit ka publikuar listën e profesioneve ku ka vende të lira në ekonominë më të fortë në Evropë.

Të gjithë ata që jetojnë jashtë vendeve të BE-së, pra përfshi Shqipërinë, Kosovën a po Maqedoninë mund të aplikojnë për punësim legal në Gjermani.

Paga mesatare neto në Gjermani është 2000 euro, ndërsa paga e personelit mjekësor dhe kujdestarëve varion nga 2000 deri në 2200 euro në vlerë bruto.

Në këtë link, ju mund të shihni se cilat profesione kërkohen më së shumti nga punëdhënësit gjermanë: www.make-it-in-germany.com.

Për të konkurruar për vendet e punës, është e nevojshme të tregoni se keni nivel arsimor dhe të respektohen rregullat e lejes së qëndrimit në Gjermani.

“Ekziston një shans për punonjësit të cilët nuk janë nga BE-ja për të marrë vende pune, pasi këto profesione kërkohen shumë në Gjermani, pasi nuk ka kandidatë të mjaftueshëm të brendshëm”, thekson Agjencia Gjermane e Punësimit.

Në portalin e Rrjetit Europian të të dhënave të punësimit, raportet tregojnë se Gjermania ka hapur konkurs për 267.144 vende të lira pune.

Viza Ambasada Gjermane në Tiranë ka publikuar një udhëzues për të gjithë ata persona që janë të interesuar të punësohen me dokumente të rregullta në Gjermani.

Sipas tij, personat që mund të punësohen me dokumente të rregullta ndahen në dy kategori: Ata që kanë një vend të garantuar pune nga punëdhënësi e që përmbushin kushtet për një lëshim vize dhe ata që kanë kualifikime të veçanta pune.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë